Emri, Kadriu: Të gjitha opsionet mbeten të hapura

Maqedonia

Emri, Kadriu: Të gjitha opsionet mbeten të hapura

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:23
Bekim Kadriu

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka udhëtuar për të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në negociata të reja për zgjidhjen e kontestit të emrit, pas refuzimit të Athinës së propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, që ishte shpallur të shtunën në Shkup nga kryeministri, Zoran Zaev.

Dimitrov, në Nju Jork do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kotzias i cili në anën tjetër ka realizuar takime me zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët janë përfshirë në përpjekjet për zgjidhjen e kontestit.

Pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, kreu i diplomacisë greke në mënyrë të tërthortë konfirmoi se Athina nuk mendon më për propozimin e fundit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

“Ne vazhdojmë me nevojën për të pranuar një nga emrat e propozuar nga ndërmjetësi, Nimic. Nuk pajtohemi, siç e dini, me emrin e pestë të propozimeve të tij “Republika e Maqedonisë (Shkupi)” dhe vazhdojmë para në kërkim të një plani strategjik për bashkëpunim miqësor me këtë shtet me emrin e ri të tij”, transmetojnë mediat deklaratën e ministrit, Kotzias.

Zyrtarët maqedonas nga ana tjetër thonë se nuk heqin dorë nga propozimi, me të cilin siç thonë, nuk rrezikohet identiteti ndërsa si i tillë, sipas kryeministrit, Zoran Zaev është i pranueshëm edhe për bashkësitë tjerë etnike.

Bekim Kadriu, profesor i së drejtës ndërkombëtare se pavarësisht refuzimit të propozimit nga pala greke, me rëndësi sipas tij është procesi negociues vazhdon dhe se të gjitha opsionet mbeten të hapura.

“Nuk mund të themi asgjë lidhur me zgjidhjen përfundimtare të kontestit për shkak se propozim emri në fakt nuk pranohet nga pala greke. Por, momentalisht është mirë pasi e dimë se për çfarë bëhen negociatat. Vlerësoj se nuk duhet të ketë asgjë negative në këtë pasi negociatat vazhdojnë, fundja nëse ky emër nuk pranohet nuk do të thotë se nuk do të pranohet ndonjë emër tjetër, qoftë me ndryshimet të elementeve tjera të pakos. Kryesorja është se ndonjë krizë në negociata nuk ka dhe të gjitha mundësitë apo alternativat janë të hapura”, thotë për Rel, Kadriu.

Ai  thekson se kompromisi mund të arrihet vetëm nëse të dyja palët bëjnë lëshime pasi ato tashmë e kanë kuptuar se nga zgjidhja e këtij kontesti fitojnë dy shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat