Xhaferi dhe Gojkoviq: Vendi i Maqedonisë dhe Serbisë është në BE

Maqedonia

Xhaferi dhe Gojkoviq: Vendi i Maqedonisë dhe Serbisë është në BE

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:41
Talat Xhaferi

Të dyja vendet janë gati që t’i përmbushin obligimet e tyre për t’ju bashkangjitur e familjes evropiane, është qëndrim i përbashkët i kryetarëve të Kuvendeve të Maqedonisë dhe Serbisë, Talat Xhaferi dhe Maja Gojkoviq, u tha në takimin e tyre në Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia e mbështet Serbinë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, me çka dërgon në ruajtjen e stabilitetit në rajon, tha Xhaferi pas takimit, për agjencinë AIM nga Beogradi.

Ai gjithashtu tha se Maqedonia dhe Serbia do të punojnë për një hap të përbashkët për tregti të tretë dhe promovimin për tërheqjen e investitorëve dhe turistëve.

Sipas Maja Gojkoviq, në takim është folur për të gjitha temat që ishin pengesë në të kaluarën për bashkëpunimin në mes kuvendeve të dyja vendeve. Ajo shprehu gatishmëri e Kuvendit të Serbisë që t’i ofroj ndihmë politike dhe teknike dhe të ndajnë përvojat e tyre në procesin e afrimit të Maqedonisë drejtë BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat