Takimi Ivanov-Palmer, u diskutua rreth çështjes së emrit, integrimet euro-atlantike dhe bashkëpunimin rajonal

Maqedonia

Takimi Ivanov-Palmer, u diskutua rreth çështjes së emrit, integrimet euro-atlantike dhe bashkëpunimin rajonal

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:00
Gjorge Ivanov dhe Matthew Palmer

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov realizoi takim me Matthew Palmer, zv.ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Ivanovit, në takim është folur për mbështetjen amerikane ndaj integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth situatës së tanishme në Maqedoni, si edhe për procesin e tanishëm të bisedimeve Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.

Ivanov theksoi rëndësinë e respektimit të obligimeve që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat