Jovanovska hedh poshtë akuzat e Mickoskit për familjarizëm në Agjencinë e Punësimit

Maqedonia

Jovanovska hedh poshtë akuzat e Mickoskit për familjarizëm në Agjencinë e Punësimit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:28
Biljana Jovanovska

Biljana Jovanovska, drejtoreshë e Agjenicisë për Punësime ka reaguar ndaj pohimeve të Hristijan Mickoskit, lider i OBRM-PDUKM-së, në debatin televiziv të mbajtur mbrëmë, ku u përballën Kryeministri Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Jovanovska ashpër i demanton, duke i konsideruar si të pa vërteta dhe tendencioze pohimet e Mickoskit për gjoja punësim të familjarëve të saj në Agjencinë e Punësimit.

Ajo thekson se në 10 muajt e fundit në Agjencinë në fjalë punësohen kuadro të nevojshëm profesionalë të cilët kanë aplikuar përmes konkurseve publike, dhe se asnjëri prej tyre nuk është në lidhje farefisnore me të.

Jovanovska i lidh akuzat e Mickoskit me pararendësen e saj, Sllobodanka Aleksovska, që sipas Jovanovskës, është konstatuar se e ka keqpërdorur pozitën e saj dhe ka blerë gjëra ushqimore dhe veshje me para të shtetit.

Jovanovska thotë se këshilltarja e Mickoskit duhet të jep llogari për dëmet e shkaktuara në Agjencinë e punësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat