Maqedonia bëhet anëtare e plotë në Iniciativën Adriatike-Joniane

Maqedonia

Maqedonia bëhet anëtare e plotë në Iniciativën Adriatike-Joniane

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Maqedonia zyrtarisht është bërë anëtare e plotë e iniciativës Adriatiko-Joniane në një takim të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të kësaj nisme që u zhvillua sot në Catania të Sicilisë.

Delegacioni i MPJ-së së Maqedonisë, i udhëhequr nga sekretari shtetëror Viktor Dimovski, ka marrë pjesë në takim me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Anxhelino Alfano, në rolin e vendit kryesues me iniciativën Adriatiko-Joniane.

Siç njoftojnë nga MPJ, në fjalimin e tij Dimovski ka shprehur kënaqësi që pas disa viteve Maqedonia është bërë zyrtarish anëtare në këtë formë të bashkëpunimit rajonale.

Ai ka thënë se ky është edhe një hap i madh për Maqedoninë, që sipas tij, pas ndryshimeve demokrative në vitin e kaluar ka ecur përpara në rrugën euroatlantike.

Përndryshe, iniciativa Adriatiko-Joniane u krijua në vitin 2000 për të përmirësuar zhvillimin dhe për të forcuar sigurinë e vendeve të rajonit, për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve anëtare dhe për t’u dhënë atyre shtysë në procesin e integrimit në BE.

Në këtë iniciativë anëtare janë Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Herzegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe tani edhe Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat