Veliçkovski: Jam i bindur se ky forum do të paraqesë shtyllë për bashkëpunimin konstruktiv ushtarak

Maqedonia

Veliçkovski: Jam i bindur se ky forum do të paraqesë shtyllë për bashkëpunimin konstruktiv ushtarak

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:05
Metodija Veliçkovski në konferencën e nënkolonelëve të shtabeve të përgjithshme të ushtrive të vendeve të Ballkanit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski merr pjesë në konferencën e nënkolonelëve të shtabeve të përgjithshme të ushtrive të vendeve të Ballkanit. Në sesionet punës, përveç miratimit të raportit vjetor, janë shqyrtuar siguria dhe sfidat në hapsirat kibernetike, si edhe përmirësimi e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Konferenca e dymbëdhjetë e radhës e Shtabeve të përgjithshme të vendeve ballkanike mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, dhe në të marrin pjesë shtabet e përgjithshme të nëntë shteteve ballkanike (Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Romania, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi), si dhe përfaqësues të komitetit ushtarak të NATO-së, komiteti ushtarak i BE-së, Komanda e Forcave të përbashkëta në Napoli dhe Sllovenia me rolin e saj mbikëqyrës.

Në fjalimin e tij, gjenerali Veliçkovski ka theksuar bindjen e tij se forumi dhe periudha më tej do të shfaq shtyllë në kuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunim konstruktiv ushtarak, në të cilën jepet kontribut në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat