“Gruevski dhe të tjerët do të marrin vetëm nga një dënim për të gjitha lëndët gjyqësore ku janë të përfshirë”

Maqedonia

“Gruevski dhe të tjerët do të marrin vetëm nga një dënim për të gjitha lëndët gjyqësore ku janë të përfshirë”

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:08
Nikolla Gruevski

Gjykimi i Nikolla Gruevskit me dy vite burg, në lëndën “Tanku”, hap debatin në lidhje me dënimin e një personi i cili është i përfshirë në disa procese gjyqësore, për lëndë të ndryshme.

Edhe Gjoko Popovski u dënua, por në dy lëndë, me gjithsej 15 vite e gjashtë muaj burg, por a do t’i vuaj të gjitha është çështje diskutabile.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Dane Iliev, Popovski nuk do t’i vuaj të gjitha vitet, pasi që dënimi më i madh është deri 15 vite.

Iliev thotë për Alsat-M se sipas ligjit, atij do t’i bashkohet dënimi dhe do të vuaj atë dënim që është më i lartë, por kjo nuk mund të përfshij të gjitha dënimet e të gjitha lëndëve.

Kjo do të thotë se Popovski do të vuaj ato vite për lëndën më të rëndë, ku është dënuar më së shumti.

Iliev thotë se edhe në rastin e Gruevskit vlen e njëjta. Ai tashmë u dënua, por dënimi më i rëndë mund të vij nga lënda “Titanik”, ku akuzohet për bashkëpunim kriminal.

Gjykatësi thotë se edhe për Gruevskin do të ketë vetëm një dënim me burg.

Gruevski dhe Popovski kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Pas vendimit në Gjykatën e Shkallës së dytë dhe plotfuqishmërinë e aktgjykimit, të dy mund të ankohen te Gjykata e Lartë, por kjo nuk do ta shtyj fillimin e vuajtjes së dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat