Xhaferi në Preshevë: S’ka afat kohor kufiri Llojan-Miratoc, përpjekjet vazhdojnë

Maqedonia

Xhaferi në Preshevë: S’ka afat kohor kufiri Llojan-Miratoc, përpjekjet vazhdojnë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:11
Talat Xhaferi dhe Shqiprim Arifi

Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Beograd është kthyer në Preshevë.

Ai zhvilloi takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me të cilën biseduan për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

“Ne jemi në përpjekje të gjithë që të gjejmë zgjidhjen dhe të hapim këtë kufi dhe besojë se kjo çështje ka qenë pjesë e agjendës se Telat Xhaferit në Beograd”, tha Shqiprim Arifi në konferencën për gazetarë.

Ndërsa Talat Xhaferi duke folur për vizitën e tij në Beograd tha se është diskutuar edhe çështja e hapjes së vendkalimit Llojan-Miratoc.

“Unë besojë se në takimin e radhës të dy qeverive Maqedoni-Serbi kjo çështje të ngritet në nivel të qeverive dhe në nivel teknik të mbyllet nevoja e hapjes së pikës kuftare”, theksoi mes tjerash Xhaferi. Xhaferi u shpreh se angazhimi do të jetë maksimal por nuk mundë të jepet afat kohor për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat