Ndërmirren masa konkrete rreth plasmanit të pjeshkave të Rosomanit

Maqedonia

Ndërmirren masa konkrete rreth plasmanit të pjeshkave të Rosomanit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim

Janë ndërmarrë masa konkrete rreth plasmanit të sivjetmë të pjeshkave në rajonin e Rosomanit, si rajon në të cilën prodhohen sasitë më të mëdha të këtij fryti në Maqedoni, deklaroi Kryetari i Komunës së Rosomanit, Branko Janev.

Ai theksoi se këto ditë kanë pasur mbledhje me blerësit e mëdhenj në lidhje me vjeljen e sivjetshme të pjeshkave. Në mbledhje ishte prezente edhe Lençe Nikollovska, këshilltare e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Fakt është që në vitet që lamë pas ballafaqohemi me problemin e vendosjes së pagesës së frutit. Është biseduar për gjetjen e zgjidhjeve, si përkrahje financiare përmes kredive apo një mënyrë tjetër për blerësit, që të jenë më të sigurtë kur do të hyjnë në treg, por njëkohësisht, siguria të jetë më e madhe edhe për prodhuesit, rreth pagesës, theksoi i pari i Komunës.

Janev shpreson se sivjet vjelja e pjeshkave do të kalojë pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat