Zaev takohet me Papa Francesco

Maqedonia

Zaev takohet me Papa Francesco

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:31
Zaev takohet me Papa Francesco

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Zorica Zaev dhe delegacioni qeveritar i përbërë Oliver Spasovski, zv. kryetari i qeverisë dhe ministri i brendshëm, Robert Alagjozovskit, Ministër i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Viktor Dimovski, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Dane Taleski, këshilltar i politikës së jashtme të DLRM dhe Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, sot zhvilluan një takim me Papa Francesco, dhe Sekretaren e Shtetit Pietro Parolin në Selinë e Shenjtë në Romë, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjatë vizitës, e cila tradicionalisht është realizuar në kuadër të aktiviteteve programore të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, kryeministri Zaev pati një takim tet-a-tet me Papa Francesco, ndërsa pastaj delegacioni u pranua në audiencën e Atit të Shenjtë të Kishës Katolike Romake në Vatikan.

Në takim, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe Papa Francesco, diskutuan për traditën e thellë të tolerancës ndërfetare, respektit për besimet e ndryshme fetare dhe nxitjen e lirive fetare në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat