Nga Strumica filloi kampanja evropiane për të ardhura minimale

Maqedonia

Nga Strumica filloi kampanja evropiane për të ardhura minimale

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Nga Strumica sot filloi kampanja evropiane për skemat e garantuara për fitime minimale në Maqedoni.

Me arritjen e autobusit të BE-së, i cili ka filluar nga Brukseli dhe do të vizitojë vendet anëtare dhe kandidate për anëtarësim, ishte një fillim i rëndësishëm të kampanjës me nënshkrime në autobus dhe peticione për miratimin e ligjit për fitime minimale.

Sipas sekretarit shtetëror në Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençkovska, në ligjin e ri për mbrojtje sociale janë paraparë të ardhura minimale adekuate për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në nivelin e varfërisë për të forcuar kapacitetet e tyre dhe ta gjejnë vendin e tyre në tregun e punës.

Në evenimentin në fjalë ishte i pranishëm edhe kryetari i Strumicës, Kosta Janevski.

Kampanja nesër vazhdon në Shkup, ndërsa pasnesër në Dellçevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat