Zakharieva: Maqedonia mund t’i shfrytëzoj ambasadat bullgare

Maqedonia

Zakharieva: Maqedonia mund t’i shfrytëzoj ambasadat bullgare

Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:10
Ekaterina Zakharieva

Ministrja për Punë të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, konfirmoi se është e mundur që Bullgaria të lejojë Maqedonisë që t’i shfrytëzojë ambasadat e saja atje ku nuk posedon Maqedonia.

“Është e mundur që Bullgaria t’i lejojë Republikës së Maqedonisë që t’i shfrytëzojë përfaqësitë diplomatike bullgare jashtë vendit, ku fqinju ynë nuk ka të saja. Këtë mbrëmë jo formalisht e ka shikuar kryeministri Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Kjo do të jetë edhe një sinjal për afrimin tonë, tha për BNT ministrja për Politikë të Jashtme, Ekaterina Zakharieva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat