Memeti: Ndër vite qytetarët filluan të frikësohen nga gjyqësori

Maqedonia

Memeti: Ndër vite qytetarët filluan të frikësohen nga gjyqësori

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:44
Ixhet Memeti

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë ka thënë se qytetarët në vitet e kaluara filluan të frikësohen nga gjyqësore, në vend që ta vlerësojnë si aleat juridik ku secili mund ta fiton drejtësinë.

Ai tha se gjyqësore në vend ka rënë nën ndikime të ndryshme dhe shumë rrethana kanë ndikuar që ky sistem të mos arrijë të garantojë të drejtat e qytetarëve.

Memeti në intervistë theksoi se në institucionin e Avokatit të Popullit kanë kaluar mbi 123 mijë qytetarë të cilët kanë kërkuar mbrojtje, duke shtuar se për to janë hapur mbi 57 mijë lëndë.

Ndërsa i pyetur për pushtetin e ri, ai tha se është përmirësuar komunikimi me qeverinë dhe e vlerësoi si të mirë bashkëpunimin me pushtetin ligjvënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat