Mitsotakis: Pa zgjidhje të çështjes së emrit mund të jetojmë edhe tre vite

Maqedonia

Mitsotakis: Pa zgjidhje të çështjes së emrit mund të jetojmë edhe tre vite

Më: 27 maj 2018 Në ora: 14:47
Kyriakos Mitsotakis

“Derisa kam përgjegjësi politike, çështja e emrit do të zgjidhet kur do të vlerësoj se ajo zgjidhje do të shërbejë për interesat kombëtare”, thotë kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Kyriakos Mitsotakis.

Në një intervistë për televizionin “Sky” ai tha se pa zgjidhje të kontestit mund të jetohet edhe tre vite.

“20 vite kemi jetuar me këtë problem dhe mund të jetojmë edhe 2 deri 3 vite. Derisa unë kam përgjegjësi politike, kontesti do të zgjidhet kur do të vlerësoj se do të jetë në interes kombëtar”, tha Mitsotakis.

Lideri i “Demokracisë së Re” thotë se kuadri kombëtar që ata e vendosin për zgjidhje, nuk fokusohet vetëm në çështjen e emrit, por parasheh edhe revizion kushtetues dhe eliminim të irredentizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat