Gruevski: Gjitha akuzat ndaj meje janë politikisht të montuara

Maqedonia

Gruevski: Gjitha akuzat ndaj meje janë politikisht të montuara

Më: 27 maj 2018 Në ora: 19:36
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në një intervistë për Sitel ka folur për dënimin me burg në lëndën “Tanku” dhe aktakuzat tjera që janë ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ai tha se gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij janë procese të montuara politike dhe akuzoi se Qeveria e Zaevit ka robëruar gjyqësorin.

“Nuk jam befasuar nga aktgjykimi në lëndën “Tanku”, pasi që nga seanca e parë është parë se si e udhëheq lëndën gjykatësja. Një gazetarë më ka thënë se që në seancën e parë e ka ditur se do të dënohem, ndërsa edhe unë kam pasur ndjenjë se do të dënohem, pasi kam parë sjelljet e Prokurorisë Speciale. Është e qartë se bëhet fjalë për proces të montuar politik. Disa ditë më parë Zaev tregoi se unë do të dënohem. Jetojmë në kohë kur gjyqësori është i robëruar, i kontrolluar nga pushteti. Ndërsa një gjë e tillë nuk ka qenë në kohën e OBRM-PDUKM-së. Unë nuk i kam njohur gjykatësit dhe nuk kam biseduar asnjëherë me ta”, tha Gruevski.

Ai shtoi se akuzat ndaj tij bëhen që të degradohet personaliteti i tij si ish-kryeministër dhe të defokusohet opinioni.

“Tani është kyçur makina e propagandës dhe e larjes së trurit të qytetarëve, duke thënë se unë duhet të dënohem më shumë. Gjitha rastet janë të njëjta, ndërsa më pak dallon rasti “Trajektorja” që ka të bëjë me tatimet në ndërtimin e rrugëve, por në gjitha lëndët nuk ka bazë për akuza ndaj meje”, tha mes tjerash Gruevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat