Alkooli sërish do të shitet në mbrëmje, kufizimet e deritanishme pa efekt

Maqedonia

Alkooli sërish do të shitet në mbrëmje, kufizimet e deritanishme pa efekt

Më: 27 maj 2018 Në ora: 19:44
Alkooli

Alkooli në rrjetin shitës do të jetë i kapshëm për blerje pa kufizim, Me ndryshimet ligjore hiqet kufizimi kohor për blerje të allookit në dyqane, e cila ishte vendosur para dhjetë viteve.

Nisma është e bashkësisë së biznesit, ndërsa ka marrë mbështetje edhe nga Qeveria dhe duhet ta kalojë filtrin e fundit – Kuvendin.

Qytetarët reagojnë pozitivisht në ndryshimet e propozuara dhe shitjen e lirë të alkoolit pa kufizim kohor.

Qeveria në javën e parë të majit paralajmëroi ndryshime të Ligjit për tregti, të cilat së shpejti duhet të hyjnë në procedurë kuvendore.

Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se mund të konstatohet se kufizimi i shitjes së pijeve alkoolike ka ndikim të vogël në uljen e importit të alkoolit dhe në zvogëlimin e konsumit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat