Liqeni Treska, premtime shumë, realizime askund

Maqedonia

Liqeni Treska, premtime shumë, realizime askund

Më: 27 maj 2018 Në ora: 23:34
Liqeni Treska

 Fëmijët e Sarajit sot shfrytëzuan kohën me diell, për tu freskuar në liqenin e Treskës.
Ndonëse shtrati dhe uji i këtij liqeni para disa muajve u pastruan, ende nuk është konfirmuar se liqeni mund të lëshohet në përdorim.

Drejtori i liqenit Haki Saiti thotë se pret përgjigje nga Instituti për Mbrojtje dhe Shëndetësi të bëjë kontrolle të ujit për të treguar se a mund të përdoret Liqeni Treska këtë verë.
“Ne si ndërmarrje publike kemi bërë maksimumin për pastrimin e Liqenit kemi pastruar edhe fundin e Liqenit. Uji është pastruar dy here, por për atë se a do të jetë në funksion këtë vit, nuk vendosim ne do të vendosin nga instituti për mbrojtje dhe shëndetësi”, tha Haki Saiti drejtor i liqenit Treska Saraj.
Ndërsa kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti shprehet i habitur se si është e mundur që vendimi për shpalljen e Treskës për zonë të lirë turistike, të mos kaloj në qeveri, ndonëse kanë kaluar 8 muaj që kur është bërë kërkesa.

“Tetë muaj, nga ish-kryetari i Komunës, Murati, dy muaj para se ta mbarojë mandatin, ka kërkesë për shpallje të Liqenit Treska si zonë të lirë turistike. Tetë muaj të mos mund të kalojë vendimi në qeveri është e pajustifikueshme”, tha Blerim Bexheti, Kryetar i komunës Saraj.
Ish kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, që në vitin 2009 pati deklaruar se për vitin 2010 janë paraparë 30 milionë denarë për rikonstruimin e liqenit, por asgjë nga kjo. Në vitin 2016 liqeni Treska nga Qyteti i Shkupit kaloi në pronësi të Komunës së Sarajit. Së fundmi nga qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit, kanë premtuar se janë paraparë të investojnë 7 milionë denarë në tre vitet e ardhshme, por deri tani nuk dihet se kur do të nisin punimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat