“Me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet sa më parë të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE”

Maqedonia

“Me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet sa më parë të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE”

Më: 28 maj 2018 Në ora: 09:40
Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz thotë se me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet sa më parë të fillojnë bisedimet e anëtarësimit.

Sipas tij, rajonit duhet t’i jepet ofertë e besueshme për perspektivë evropiane të tyre.

“Nëse dëshironi të anashkaloni konfliktet në fqinjësinë tonë në Ballkanin Perëndimor dhe të ndihmoni stabilizimin e tyre, patjetër t’u jepni ofertë të besueshme për perspektivë evropiane të vendeve të rajonit”, thotë Kurz për “Welt am Sonntag”.

Ai shprehet se Austria mbështet bisedimet me Serbinë e Malin e Zi, kurse për Shqipërinë e Malin e Zi, BE-ja duhet të vendosë në Samitin e qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat