Kërkesa për perimet e hershme të Strumicës vazhdon të rritet, eksporti është mjaft i kënaqshëm

Maqedonia

Kërkesa për perimet e hershme të Strumicës vazhdon të rritet, eksporti është mjaft i kënaqshëm

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Domatja, speci, trangulli dhe lakra pranverore vazhdojnë që të eksportohen në Bullgari, Ukrainë, Rumani dhe ish-vendet e Jugosllavisë.

Prodhuesit nuk e fshehin gëzimin për interesimin e madh të tregtarëve për prodhimet e hershme perimore të rajonit të Strumicës.

Vanço Mitev nga shoqata bujqësore “Eko Gradinar”, thotë se shpreson që kjo prirje të vazhdojë, dhe se pritet që kjo të jetë sezoni më e suksesshme prodhuese.

Ai paralajmëron se të reshurat mund të pengojnë prodhimtarinë e trangullit.

Përfaqësuesit e shoqatave bujqësore thonë se edhe subvencionet janë paguar, në masë të gjerë, sidomos për duhanin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat