Dimitrov konfirmon arritjen e një pajtimi për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit

Maqedonia

Dimitrov konfirmon arritjen e një pajtimi për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:18
Nikolla Dimitrov

Nikolla Dimitrov, shef i Diplomacisë së Maqedonisë, ka konfirmuar për agjencinë AIM se është arritur pajtim rreth një kornize të mundshme të përdorimit të emrit të vendit.

“Kishim takim frytdhënës, kemi një kornizë që duhet të përpunohet dhe këtë po e bëjnë në Athinë ekipet juridike të të dy ministrive. Planifikohet bisedë e rëndësishme në nivel kryeministrash kah mesi i kësaj jave, ku shpresojnë se do të përmbyllen disa çështje të rëndësishme nga mundësitë që janë në lojë”, deklaron Dimitrov.

Ai shprehet se duhet që kryeministrat ta kenë në dorë këtë, duke shtuar se nuk guxojmë dhe nuk e kemi luksin që ta lëshojmë këtë çast historik të zgjidhjes së çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat