OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së po godet qytetarët e varfër

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së po godet qytetarët e varfër

Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:29
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese thekson se Maqedonia po zhytet edhe në planin ekonomik edhe politik. Ata thonë se Zoran Zaev dhe LSDM i çojnë qytetarët drejt varfërisë.

“Çmimi i dizelit nga korriku i vitit të kaluar deri sot është rritur për 40 për qind, gjegjësisht nga 46 denarë për litër në 2017, qytetarët tani paguajnë 65 denarë. Një vit qeverisje e LSDM-së, do të thotë një vit goditje e të varfërve. Një vit e Zoran Zaevit do të thotë papunësi, kaos dhe josiguri”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se akciza e naftës është rritur në 3.5 denarë, që sipas tyre, paraqet harxhime të drejtpërdreta të 40 milionë eurove të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Qytetarët po ballafaqohen me çmime cunami. Numrat janë shqetësues dhe tregojnë se me një pagë mesatare në qershor vitin e kaluar janë blerë 487 litra dizel, ndërsa tani me rritjen e akzicës mund të blehen 364 litra, që është 123 litra më pak”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat