Komiteti qendror i LSDM-së i dha Zaevit dritë jeshile për të marr vendin për çështjen e emrit

Maqedonia

Komiteti qendror i LSDM-së i dha Zaevit dritë jeshile për të marr vendin për çështjen e emrit

Më: 31 maj 2018 Në ora: 08:59
Komiteti qendror i LSDM-së

Komiteti qendror i LSDM-së mbrëmë mbajti seancën e gjashtë të sajë, ku u fol për situatën e tanishme politike, për çështjen e emrit, zbatimin e reformave dhe masave të programit, që sipas tyre siguron jetë më të mirë për qytetarët.

Me këtë rast, anëtarët e komitetit qendror i dhanë mbështetje të plotë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, njiherit kryeministër i vendit.

Ata theksojnë rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve me Greqinë, për të arritur një zgjidhje që është duke e bllokuar Maqedoninë, tash e 25 vite me radhë.

Komiteti i jep të drejtë të plotë Zaevit që të merr vendime në lidhje me emrin e vendit.

Gjithashtu, u mbështetën propozimet për ministra dhe zv.ministra në pozita të reja, si: Renata Deskoska, për ministre të Drejtësisë, Petar Atanasov, për zv. ministër të Arsimit dhe Andrej Zhernovski për zv. ministër të Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat