Policia konfiskoi 10 motoçikleta në Shkup, dyshohet se shfrytëzoheshin për gara të egra

Maqedonia

Policia konfiskoi 10 motoçikleta në Shkup, dyshohet se shfrytëzoheshin për gara të egra

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 11:17
Motoçikletat

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup bën të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme, nga ora 19:00 e deri në ora 24:00, u realizua aksion kontrolli për të parandaluar garat e egra me motoçikleta.

Me këtë rast, policia arriti që të konfiskojë 10 motoçikleta, që dyshohet se janë të përgatitura për gara të shpejta, dhe që janë në kundërshtim me Ligjin për automjete.

Të njëjtat do të dërgohen për kontroll teknik për të vërtetuar nëse shkelet ligji.

në lidhje me shkeljen e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete, janë ndërmarrë gjithsej 46 masa për shkelje komunikacioni..

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat