Kuvendi sot do ta votojë rikonstruimin e Qeverisë

Maqedonia

Kuvendi sot do ta votojë rikonstruimin e Qeverisë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Në Kuvendin e Maqedonisë sot mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet dhe votohet rikonstruimi i Qeverisë, një vit pasi që kjo përbërje qeveritare e ka votuar përbërjen e parë të qeverisë në krye me kryeministrin Zoran Zaev.

Pika e parë në rendin e ditës është zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë, që duhet patjetër të mbarojë deri në mesnatë, ndërkaq si pikë e dytë është zgjedhja e zëvendësministrave. Përveç këtyre dy pikave, përpara deputetëve në këtë seancë, të 49-tën me radhë, do të jetë edhe shpallja për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Ministra të rinj janë: Asaf Ademi nga Lëvizja BESA, i cili emërohet ministër i Kulturës në vend të Robert Allagjozovskit; Bardhyl Dauti nga PDSH, ministër pa resor i cili vjen në vend të Ramiz Merkos, Renata Deskoska për Drejtësi e cila e ndërron Bilen Saliun, ndërkaq atë në Ministrinë e Arsimit do ta zëvendësojë zëvendësi i saj i deritanishëm, Arbër Ademi.

Për zëvendësministra janë propozuar Andre Zhernovski për zv/ministër të Punëve të Jashtme, Asim Musa për zëvendësministër të Shëndetësisë, Gjonul Bajraktar për zv/ministër për Punë dhe Politikë Sociale dhe Sadik Beqiri për zv/ministër për Transport dhe Lidhje.

Partia opozitare VMRO-DPMNE përpara disa ditëve ka thënë se do të marrë pjesë në seancën e sotme, por nga ajte theksojnë se bëhet për rikonstruim të dështuar dhe për qeveri që nuk ka rezultate dhe ide.

“Bëhet fjalë për rikonstruim të dështuar, bëhet fjalë për një qeveri e cila nuk ka ide dhe rezulatate. Bëhet fjalë për qeveri e cila nuk e ka plotësuar asnjë nga premtimet e saja kyçe. Në Maqedoni një vjet më parë asnjë gozhdë nuk është ngulur, një shtyllë elektrike nuk është vendosur, a u premtuan kodra dhe lugina. Madje edhe përkrahësit më të mëdhenj të LSDM-së janë të dëshpëruar nga ZOran Zaev dhe ministrat e tij. Kështu që, rikonstruimi i njërit ose dy ministrave nuk e zgjidh problemin fondamental, ndërkaq ajo është garnitura e paaftë e cila nuk i plotëson premtimet dhe e cila nuk mundet dhe nuk di të japë rezultate.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili erdhi nga LSDM-ja.

Pas daljes së ASH-së nga, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë u bënë: Lëvizja BESA-s me kryetar Afrim GAshi, Partia Demokratike Shqiptare me kryetar Menduh Thaçi dhe Lidhja e Romëve ku kryetar është Amdi Bajram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat