Panovski: Përmendoret janë ndërtime të egra; Largim apo legalizim i përmendoreve?!

Maqedonia

Panovski: Përmendoret janë ndërtime të egra; Largim apo legalizim i përmendoreve?!

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 17:13
Ilustrim

Grupi punues ka për qëllim ti vërtetojë parregullsitë gjatë marrjes së lejeve të ndërtimit ,ndërsa deri më tani janë përgaditur raportet për Luftëtarin në kal, Portën Maqedonia dhe skulpturat në sheshin tek përmendorja e Filipit të dytë.
 
Kryteri i Asociacionit të Arkitektëve Martin Panovski,në intervju për radion Europa e Lirë thotë se komptencat për vendosjen e përmendoreve duhet të ishin bërë përmes kuvendit por kjo gjë nuk ka ndodhur,ato janë vendosur ose nga Komuna ose nga Qyteti  Shkupit.
 
“Në të gjitha raportet,  për skulpturat e analizuara evidentuam se procedurat nga fillimi janë të kundërligjshme,respektivisht të gjitha ndërtimet e “Shkupit 2014” mund të konsiderohen si  ndërtime pa leje. Asnjë skulpturë nuk është vendosur nga Kuvendi që është kompetent, por janë vendosur ose nga Komuna ose nga Qyteti i Shkupit .Për këto ndërtime janë investuar shuma të mëdha parash dhe në fund mendoj se vendimi do të jetë politik dhe jo profesional”, shprehet kryetari i asociacionit të arkitektëve Martin Panovski.
 
Sipas Panovskit mund të ndodh që ndërtimet pa leje të legalizohen sepse ligji vlen ende. Komunat mund ti legalizojnë këto objekte por për momentin ato janë ndërtime pa leje.
 
“Komunat mund ti legalizojnë këto objekte po për momentin ato janë ndërtime pa leje.Komunat në bazë të deytyrës zyrtare duhet të pyesin se kush e ka dhënë lejen ndërtimore,e cila nuk do duheshte të jipet dhe kush do përgjigjet për këtë”, shprehet kryetari i asociacionit të arkitektëve Martin Panovski.
 
Nga Qyteti i Shkupit  disa here kane potencuar  se nuk kanë marrë vendim të ri nga komisioni se cilat janë  ndërtime të reja pa leje të cilat do ishin në kompetencë të tyre për veprim të mëtutjeshëm.
 
Pas tërheqjes së përmendores së Andon Janev Qoseto nga Qyteti i Shkupit nuk përjashtuan mundësinë që fatin e njejtë ta kenë edhe përmendoret e tjera por vetëm nëse plotësohen kushtet juridike për një aksion të tillë.m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat