“Qeveria greke pret që Zaev ta bëjë hapin për zgjidhje”

Maqedonia

“Qeveria greke pret që Zaev ta bëjë hapin për zgjidhje”

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 20:54
Greqi

Qeveria greke pret që Zoran Zaev ta bëjë hapin e zgjidhjes në mënyrë që të arrihet marrëveshje. “Topi është në terrenin e tyre”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Sipas “Kathimerini” ai ka shtuar se Maqedonia është në radhë që ta bëjë hapin e radhës në negociatat për çështjen e emrit.

“Nuk mund të parashikohet kur kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras do të bisedojnë në telefon. Asgjë nuk është arritur, derisa nuk nënshkruhet marrëveshja”, ka thënë Tzanakopoulos.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është optimist, por pret edhe më tej që të zgjidhen detajet teknike dhe më pas të bisedojë me Tiprasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat