Mavraganis: Shkupi sot është shtet i vogël, por nesër nuk dihet

Maqedonia

Mavraganis: Shkupi sot është shtet i vogël, por nesër nuk dihet

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 13:36
Nikos Mavraganis

Shkupi sot është shtet i vogël, por nesër nuk dihet, është një nga argumentet e zv.Ministrit për Transport dhe Lidhje të Greqisë, Nikos Mavraganis, se pse partia e tij Grekët e Pavarur mbetet në pozicionin kundër emrit të përbërë me termin Maqedoni, transmeton Zhurnal. 

Ai në një intervistë për “Praktorio fm”, të agjencisë së lajmeve greke ANA-MPA, e përsëritë qëndrimin se partia që është partner koalicioni në Qeveri nuk do ta mbështet marrëveshjen eventuale. 

“Qartas themi se nuk pranojmë asnjë emër me termin Maqedoni. Kjo nuk është opsesion për emrin, por rezultat i bindjeve tona të thella për çfarëdo lloj irendentizmi nga ana e Shkupit, që sot mund të jetë shtet i vogël, por nesër nuk dihet në çfarë kornize dhe në cilin shtet do të gjindet ose çfarë shtetësie do të ketë ose kush do të mund këtë ta shfrytëzojnë, sepse në 44 ose në 50-at ose 60-at askush nuk ka pritur një zhvillim të tillë të çështjes dhe për këtë shkak insistojmë në pozitën tonë se nuk do të votojmë një marrëveshje të tillë”, thotë Mvraganis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat