Kodra e Diellit edhe këtë vit ngelet e zbrazët

Maqedonia

Kodra e Diellit edhe këtë vit ngelet e zbrazët

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 19:50
Kodra e Diellit

Kodra e Diellit dhe këtë verë ka ngelur e zbrazur. Në vend të turistëve, në qendër lëvizin qentë e humbur dhe bagëtia, ndërsa për shkak jo rregullimit të kanalizimit vjen erë e padurueshme. Po ashtu infrastruktura e dobët i pengon turistët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, thonë hotelierët.

Një pjesë e organizatave joqeveritare me rastin e Ditës Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit sot u mblodhën në Kodrën e Diellit. Ata bëjnë thirrje autoriteteve që të pastrojnë qendrën e mbeturinave sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të investojnë në ruajtjen e infrastrukturës komunale, në mënyrë që të zhvillojnë turizmin në këtë zonë që posedon potencial të madh.

Organizatat joqeveritarë për periudhën që vijon njoftuan protesta masive, po qe se autoritetet nuk fillojnë urgjentisht me veprimtari aktivitetesh për të riparuar infrastrukturën bazë dhe për të pastruar qendrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat