Fërçkovski për marrëveshjen e emrit: Ende nuk është zgjidhur “shitja e marrëveshjes” - Bota Sot
Fërçkovski për marrëveshjen e emrit: Ende nuk është zgjidhur “shitja e marrëveshjes”

Maqedonia

E enjte, 19 korrik 2018

Fërçkovski për marrëveshjen e emrit: Ende nuk është zgjidhur “shitja e marrëveshjes”

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 21:51
Ljubomir Fërçkovski

Profesori Ljubomir Fërçkovski mbrëmë për televizioni “1TV” tha se problemi kryesor pse ende nuk ka marrëveshje për emrin me Greqinë është implementimi.

“Problemi është në implementim, në fazat. Të gjitha vendimet kualitative kanë mbaruar, emri, kombësia, gjuha. Ajo çka është në teori është shitja e kontratës deri tek baza e saj, kjo nuk është zgjidhur. Kjo është tregimi, ato zgjidhje bëhen me presion, nuk kanë cilësi. Por kjo mund të jetë problem që edhe mos të zgjidhet çështja. Shumë karta janë vendosur në tavolinë që me ata të luhet kumar. E ashtë quajtura diplomacia e heshtjes tani funksionon si presion. Zaev jep deklarata, presim që të marrim ftesë në qershor. Këtu është problemi, nuk i japim ftesë në qershor, kështu që ai këtë e deklaroi dy herë për të bërë presion, tha Fërçkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test