ASh për Fadil Vokrrin: Vepra e tij do të vazhdojnë të jetojë deri në pafundësi

Maqedonia

ASh për Fadil Vokrrin: Vepra e tij do të vazhdojnë të jetojë deri në pafundësi

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:29
Aleanca Shqiptare

Aleanca Shqiptare ka pranuar me pikëllim ndarjen nga jeta të futbollistit shqiptar dhe kryetarit të  Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrrit .

Përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen dhe qytetarët e Kosovës.  

Telegrami i ngushëllimit:

Me pikëllim të madh e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të futbollistit shqiptar me famë europiane e botërore Fadil Vokrri i cili dha aq shumë futbollit kosovar dhe ishte një ndër arsyet kryesore që futbollit kosovar ju hapën rrugët edhe në arenën ndërkombëtare .

E nderuara familje e ikonës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri, miqësi e bashkëlojtar, Federatë e Futbollit të Kosovës, të nderuar qytetarë të Kosovës e shqiptarë gjithandej pranoni ngushllimet më të përzemërta nga Aleanca për Shqiptarët.

Zoti e pranoftë në mëshirën e Tij, emri dhe vepra e tij pa dyshim se do të vazhdojn të jetojë deri në pafundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat