“Ministri Dimitrov bllokon procesin, prandaj nuk ndodh telefonata Zaev-Tsipras”

Maqedonia

“Ministri Dimitrov bllokon procesin, prandaj nuk ndodh telefonata Zaev-Tsipras”

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 21:18
Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se në qeverinë e Zaevit ka ndasi, dhe se minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov luan lojë personale.

Sipas gazetës, qeveria greke është në pritje të telefonatës nga Zaevi, për të përmbyllur gjithçka dhe për t’u realizuar takimi përfundimtar në Prespë.

Mirëpo, ngecja, sipas gazetës, ndodh për shkak se Dimitrov vazhdon të bllokojë procesin sepse ka mospajtime në lidhje me marrëveshjen.

Madje, “Ta Nea” shkruan se për këtë shkak, komunikimi Zaev-Tsipras është shtyrë për javën që vjen, duke shtuar se takimi Zaev-Tsipras do të realizohet vetëm nëse tejkalohet kjo pengesë e Dimitrovit, që më pastaj më 25 qershor marrëveshja te del para Kuvendit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat