Nenad Markoviq: Nësë dështojnë bisedimet dëmi do jetë për Maqedoninë

Maqedonia

Nenad Markoviq: Nësë dështojnë bisedimet dëmi do jetë për Maqedoninë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 18:17
Nenad Markovic

Profesori universitar Nenad Markoviq në intervistën e tij të fundit ka thënë se kjo prespektivë duket se kryeministri grek Cipras është ai që nuk mund të ofrojë zgjidhje dhe të mobilizojë vullnetin politik për zgjidhjen e problemit të emrit, shkruan Zhurnal.mk

"Mendoj se madje nuk është në pyetje përgjegjësia por zgjidhja e dëmit, nëse dështojnë bisedimet vetëm pala maqedonase do të mbajë dëmin, Greqia nuk mund të ketë dëm në reputacionin e saj e cila realisht shumë shpejtë harrohet", thekson kështu profesori Markoviq.

Ai mendon se propozimi i fundit ka qenë shumë lojë e pistë nga pala greke, dhe se shumë vështirë Maqedonia mund të tërhiqet nga pozicionet e pranuara të Erga Omnes dhe ndryshimet kushtetuese.

"Faktikisht përmes këtij propozimi na shtohet edhe zgjidhja era omnes e cila nëse nuk ju besohet ekspertëve relevant nga sfera e të drejtës ndërkombëtare në dallim nga këto vite, megjithatë derisa gjithë bisedimet dështojnë mendoj se nuk do e kemi shumë të lehtë të tërhiqemi nga gjithë ajo që ishte dakorduar", vlerëson mes tjerave ai.

Sipas tij, kryeministri Zaev është i bindur se është politikani i vetëm i cili në dëm të rejtingut të tij politik hyri në një proces për zgjidhjen e emrit e që mund të transferojë edhe karierën e tij politike.

"Nga kjo distancë shohim se sa vlenë kur shteti nuk ka vullnet politik nga ish politikanët që të zgjidhin një problematikë në dëm të rejtingut personal, politikanët gjithmonë zgjedhin variantën më komod dhe më të sigurtë, Zaev është i pari që ka rezikuar në këtë mënyrë", ka thënë mes tjerave profesori universitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat