Ecolog konfirmon vrasjen e një punëtori në Mali të Afrikës

Maqedonia

Ecolog konfirmon vrasjen e një punëtori në Mali të Afrikës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 08:59
Ecolog

Përmes një komunikate me shkrim, shefi për komunikime i “Ecolog”, Kaan Savul, ka konfirmuar vrasjen e të punësuarit të kësaj kompanie në Mali të Afrikës.

“Me keqardhje të thellë konfirmojmë, që gjatë një tentim grabitje në Gao, Mali, tre të punësuar të kompanisë sonë u sulmuan, sulm i cili rezultoi me lëndime të tyre. Fatkeqësisht një nga të punësuarit, E.I. nga Tetova, nuk mbijetoi këtë sulm, ndërsa dy të tjerët edhe pse pësuan lëndime, janë jashtë rrezikut të jetës” shkruhet në komunikatën e “Ekolog”.

Nga “Ekolog” gjithashtu shkruajnë se janë ndërmarrë të gjitha masat që trupi i të ndjerit të kthehet në Maqedoni.

Nga Ministria për Punë të Jashtme të Maqedonisë thonë se ende nuk kanë informacione zyrtare rreth ngjarjes. Megjithatë, sulmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila përmes Ambasadës së Kosovës në Senegal ka marrë informacione se dje, në lokalitetin Gao në Mali është kryer një sulm terrorist mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Misioni i OKB-së në Mali.

Sipas informatave të para, dyshohet se sulmi është kryer nga organizata terroriste Boko Haram, gjatë një tentative për të grabitur makinën, ku dyshohet se ishin të përfshirë katër persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat