Emri i Maqedonisë, ish presidenti kroat “godet” politikanët shqiptarë

Maqedonia

Emri i Maqedonisë, ish presidenti kroat “godet” politikanët shqiptarë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:00
Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq,

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në një bisedë ekskluzive , ka folur për bisedimet midis Shkupit dhe Athinës rreth çështjes së emrit, rolin e faktorit politik shqiptarë të Maqedonisë në këtë proces, si dhe për angazhimet e Qeverisë Zaev për të ndërtuar një shtet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

"Gjithnjë është mirë kur dy shtetet bisedojnë. Problemin të cilin e ka Greqia me emrin Kushtetues të Maqedonisë ëshë zgjatur shumë. Duke i pasur parasysh zhvillimet e përgjithëshme në nivel global, mendoj se në raportet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe çelsi i stabilitetit brenda këtyre shteteve dhe stabilitetit të rajonit është zgjidhja e këtij kontesti. Zgjidhja është në duartë e Shkupit dhe Athinës zyrtare. Megjithatë është shumë e rëndësishme të ketë mbështetje të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare, që ky kontest të zgjidhet dhe të jetë i pranueshëm për dyja palët. Sinqerisht, shpresoj se ky kontest do të zgjidhet, dhe se kjo do të ishte në favor të dyja vendeve, por edhe për gjithë rajonin, i cili duhet të ecë përpara në integrimet euro-atlantike", thotë , Stipe Mesiq, ish presidenti i Kroacisë.

Sipas tij, edhe faktori politik shqiptarë është i përfshirë në mënyrë direkte në bisedimet për çështjen e emrit dhe se po luan një rol konstruktiv.

"Faktori politik shqiptarë në Maqedoni, është i përfaqësuar në institucionet e Republikës së Maqedonisë si dhe në Qeveri. Sa po e ndjek situatën, shoh se politikanët shqiptarë në Maqedoni luajn një rol konstruktiv kur janë në pyetje bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë. Nga ajo që po e përcjell situatën në bisedimet me Greqinë rreth çështjes së emrit është i kyçur edhe zv/kryemnistri Bujar Osmani. Nëse mirë më kujtohet ai për këtë çështje disa herë e ka vizituar Athinën. Qeveria e tanishme e Republikës së Maqedonisë e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, po jep sinjale pozitive në raport me fqnjët, rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtar", thekson presidenti Mesiq.

Ai në bisedën ekskluzive me gazetarin e  Zhurnal, konstaton se politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë udhëhiqen nga sllogani "Qeveri për qytetarët" dhe "Një shtet për të gjithë" dhe këtu po shoh se po dominon koncepti shtetëror. 

"Maqedonia është shtet multi-etnik dhe këtu është shumë me rëndësi që të vëndohet balansi ndër-etnik dhe harmonija e bashkjetesës, dhe se një bashkësi etnike nuk duhet fare të ndjehet e lënë pas dore, por as të jetë e priviligjuar. Në këtë drejtim është duke punuar Qeveria e tanishme e Maqedonisë, duhet të pranojë, se ka arriturr përparim të madh historik", vlerëson Mesiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat