Elezi: Pesë milion euro për përmirësimin e shërbimeve komunale

Maqedonia

Elezi: Pesë milion euro për përmirësimin e shërbimeve komunale

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:10
Shiret Elezi

Komunat do të mund të aplikojnë me projekte të reja kapitale për mjete nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale që financohet nga Banka Botërore. Ministria e financave njoftoi se do të ketë shpallje publike sëshpejti për kredi prej 5 milion euro përmes projektit ku thirren kryetarët e komunave që kanë projekte të përgaditura konformë rregullativës të aplikojnë për mjetet- theksoi zëvendës minister e financave Shiret Elezi.

Bëhet fjalë për një fond total kredish prej 81.1 milion euro nga Banka Botërore dhe 20.6 milion euro grant mjete nga BE-ja përmes fondeve IPA.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale ka për qëllim financimin e projekteve të infrastrukturës kapitale në komuna. Mbështeten projekte të tilla si infrastruktura rrugore lokale, ndërtimin e çerdheve, tregjet e gjelbërta, furnizimin me ujë, efikasitetin energjetikë, shërbimet komunale, si dhe shërbimet e tjera komunale. Mund të përmenden dhe projektet që finansohen në komunën e Haracinës ndërtesa komunale financohet me grant nga IPA në vlerë prej 260.000 euro së bashku me mjetet nga Banka Botërore dhe Bashkimin Evropian, të cilat mbështesin financiarisht Projektin e përmirësimit të shërbimeve Komunale, ndër komunat tjera që financohen janë dhe Komunat: e Tetovës Rikonstruim i rrugës nga Kalaja deri në fshatin Sellcë, Projekt për rekonstruimin e Bulevardit Ilinden dhe ndërtimi i bulevardit Vidoe Smilevski Bato, komuna Butel rikonstruim i rrugës lokale në Vizbeg, ?ërcovë Ndërtimi i ujësjellësit në Stomishtë e epërm,Strugë Ndërtim i kanalizimit fekal për f.Frangovë, Kumanovë adaptim në Shkollën fillore Jeronim De Rada,Plasnicë Ndërtimi për rikonstruim e rrugës lokale në Pllasnicë, ndërtimi i në pjesë në rrugën lokale Pregllov, rekonstruim i rrjetit të furnizimit me ujë në Lisican, stacion klori dhe riparim të rezervoarit, Gostivar ndërtim i rrugës lokale në f.Tërnovë dhe f.Padalisht dhe asfalltimi i rrugës lokale në F.Forinë -f.Cajlë e vjetër , ndërtimi i rrugës lokale f.Turcan i vogël dhe f.Turcan i Madh, , Vrapcishtë ndërtim i stacionit filtrues për ujë të pijshëm në ujësjellësin lokal për fshatin Negotinë dhe stacioni filtrues për ujë të pijëshëm në ujësjellësin në fshatin Dobërdoll,

Zhelina projekt për rikonstruimin e rrugës lokale në fshatin Grupçin, Projekt për rikonstruimin e rrugës lokale në fshatin Novo Sell, Projekt për rikonstruimin e objektit shkollor në fshatin Pallatic , SHF Fan Noli – Trebosh, dhe komuna tjera si në Mavrovë dhe Rostushë, Cucer Sandevë, Tearcë , Studenican etjera, këto projekte janë në fazën e përgaditjes së dokumentacioneve shtesë konform MSIP2, këto projekte janë të aplikuara që me thirrjen e fundit në tetor 2016 dhe janë investime në vijim-theksoi zëvendës ministër e financave Shiret Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat