Angjushev: Do të ketë rritje të BPV-së prej 3.2 përqind

Maqedonia

Angjushev: Do të ketë rritje të BPV-së prej 3.2 përqind

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:41
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pret që deri në fund të vitit rritja e parashikuar e BPV-së prej 3,2 % të realizohet, edhe krahas rezultatit jo të mirë nga tremujori i parë.

Ministri sqaroi se në tremujorin e parë është shënuar rritje në bujqësi prej 6,5 për qind, në industri prej 5,5 për qind, në tregtinë me shumicë rritje prej 11 për qind, në ndërtimtarinë e lartë ka rritje prej dy për qind, por në ndërtimtarinë e ulët kemi rënie prej 40 për qind. Kjo ulje është shënuar për shkak të vonesës në ndërtimin e autostradave Ohër – Kërçovë dhe Milladinovc – Shtip, tha ministri.

“Si qeveri, ishim të drejtë para vendimit që duhej ta sillnim, ndërsa kjo është a të vazhdojmë të implementojmë projekte të cilat janë të dëmshme për qytetarët nga aspekti financiar dhe janë teknikisht deri në fund të papërpunuara dhe të parregulluara dhe me këtë të gjenerojmë shpenzime që në fund do t’i paguajnë qytetarët, ndërsa në ndërkohë të tregojmë disa numra se ndërtohet ose të qëndrojmë t’i zgjidhim problemet, ndërsa pastaj t’i përfundojmë projektet”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Angjushev vlerëson se në pjesën e ndërtimtarisë punët kanë lëvizur në drejtim të gabuar, por në periudhën e ardhshme aktivitetet ndërtimore pritet të rriten dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat