Carovska: Ne nuk heqim dorë nga kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta në Timjanik

Maqedonia

Carovska: Ne nuk heqim dorë nga kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta në Timjanik

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 21:21
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska nuk do të heqë dorë nga ideja për t’u kujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta në një objekt që ndodhet në qendrën e fshatit Timjanik afër Negotinës, megjithëse banorët protestuan sot dhe për më shumë se një orë brohorisnin dhe bënin pyetje ministri.

Banorët janë të qartë se nuk u lejojnë që fëmijët me nevoja të posaçme që të vendosen në objekt të shkollës dhe në të njëjtën kohë ata kërkojnë një çerdhe për fëmijët e tyre.

Carovska tha pas protestës se do të kthehej në Timjanik brenda një jave dhe do të fliste përsëri, por kjo nuk do të pengonte integrimin e fëmijëve në objektin e planifikuar. Ajo u premtoi gjithashtu banorëve se së shpejti do të gjente një zgjidhje për një kopsht fëmijësh në këtë fshat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat