Pavlopoulos dhe Mitsotakis do të bisedojnë për emrin

Maqedonia

Pavlopoulos dhe Mitsotakis do të bisedojnë për emrin

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Lideri i partisë opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, kërkon takim me Kryetarin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, deklarojnë nga partia.

Ashtu siç paralajmëroi korrespodentja e AIM nga Athina, Mitsotakis dhe Pavlopoulos në ora 10 kanë biseduar përmes telefonit për takim të mundshëm ditën e sotme.

Sipas infromatave në Greqi, ngjarje e fundit e marrëdhënieve greko-maqedone, biseda telefonike mes Zaev dhe Tsipras dhe marrëveshja që me shumë gjasa do të arrihet janë arsyet kryesore që Kryetari i “Demokracia e Re”, kërkon takim me Kryetarin e Shtetit.

Ashtu siç paralajmëroi AIM, Giorgos Koumoutsakos, , përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare greke, në një emision i mbajtur nga televizioni shtetëror grek ERT, tha se “Demokracia e Re” kërkon debat kuvendor para se të nënshkruhet marrëveshja, dhe pikërisht këtë kërkesë do t’ia përcjell Mitsotakis, Tsiprasit nëse kryeministri grek i paraqitet liderit të partisë që ta njoftoj për ndonjë marrëveshje eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat