RDM: Maqedonia nuk ka vend për miniera të reja

Maqedonia

RDM: Maqedonia nuk ka vend për miniera të reja

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 16:13
RDM

Ripërtëritja Demokratike Maqedonase (RDM) drejtoi mesazh të qartë deri te pjesëmarrësit e Forumit për Miniera, që këto ditë mbahet në Shkup. Për ta, Maqedonia është e vogël për ambiciet e mëdha dhe se nuk ka vend për miniera të reja. Sipas ODM, i frikshëm është fakti se në 25 vitet e fundit ka pasur mbi 30 katastrofa ekologjike në botë, vetëm nga rrjedhjet cianide në minierat sipërfaqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“40 përqind e sipërfaqes së tokës ka qenë e ekspozuar nga shkatërrimi i minierave sipërfaqësore dhe ndotja e lumenjve dhe ajrit. Maqedonia nuk i ka stepat e gjëra, të shkretëtirës dhe vende tjera të pabanuara të Uzbekistanit, Indonezisë, Ganës, Kanadës, Perusë, Afrikës së Jugut, Rusisë, ShBA-së, Australisë, Kinës dhe Brazilit, të cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të arit”, thonë nga RDM.

Në Kuvend pritet që të miratohen ndryshimet e Ligjit për Miniera, me të cilat do të ndaloj shkatërrimi dhe flotacioni me acid sulfurik. Ligji është vendosur nga 11 deputetë me orientim të ndryshim politik, kurse i përkrahur nga mbi 40 organizata shoqërore për mjedis të pastër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat