Kryeministri bullgar Borisov kundër emrit Maqedonia Veriore

Maqedonia

Kryeministri bullgar Borisov kundër emrit Maqedonia Veriore

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 17:26
Kryeministri bullgar Borisov

Qëkur u bë e njohur se Maqedonia dhe Greqia janë në fazat përfundimtare të negociatave për emrin dhe se janë dakorduar për emrin ‘Maqedonia Veriore’, shfaqen reaksione dimplomatike në lidhje me këtë, shkruajnë mediat bullgare. Zyrtarisht, Bullgaria nuk intervenon në negociatat për emrin, sepse e ka njohur Maqedoninë nën emrin kushtetues.

“Por është interesante të shihet se cili do të jetë reagimi i vendit tonë, duke theksuar pakënaqësinë e shprehur nga kreministri Boyko Borisov kundër këtij propozimi. Në vitin 2012, ai publikisht u shpreh se është kundër ndonjë emri me shtesë gjeografike. Sipas tij, emra si Maqedonia Veriore janë absolutisht të papranueshme sepse nga aspekti gjeografik, pjesë të Bullgarisë janë nën atë emër. Ndërsa kjo do të ishte parakusht për pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”, shkruan aktuelno.bg.

“Opcione të ndryshme diskutohen në konsultime të ndryshme me ne: e përsëris, njëra nga mundësitë që më kanë arritur ishte Maqedonia Veriore dhe thash se ne nuk do ta pranojmë këtë, sepse nesër do të thonë Bllagoevgradi është qytet maqedonas”, ka thënë Borisov asokohe, rikujton media bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat