Zaev ka informuar Mickoskin për marrëveshjen e arritur, pritet konferencë për shtyp nga OBRM-PDUKM

Maqedonia

Zaev ka informuar Mickoskin për marrëveshjen e arritur, pritet konferencë për shtyp nga OBRM-PDUKM

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:10
Hristijan Mickosk

Sot pasdite, kryeministri Zoran Zaev pas bisedës telefonike me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ka informuar liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për marrëveshjen e arritur me Greqinë si zgjidhje për kontestin që ka zgjatur tashmë 25 vite.

Nga OBRM-PDUKM informojnë se do të pasojë konferencë për shtyp në të cilën do të japë vlerësim dhe do të shprehë qëndrimin zyrtar të partisë më të madhe opozitare në vend kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat