Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Berisha: Duhet përshendetur

Maqedonia

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Berisha: Duhet përshendetur

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:20
Sali Berisha

Ish-kryeminsitri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshendetur nëpërmjet një shënimi në rrjetin social Facebook marrveshjen e arritur në mes të Skkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Një marrëveshje për t’u pershendetur!, shkruan Berisha, midis fqinjëve, tanë Greqisë dhe Maqedonisë, me të cilën zgjidhen kundërshtitë e ashpra që kanë prej 27 vitesh për emrin e Maqedonisë dhe problemet e lidhura me të, shkruan syri.net.

Ja shenimi i plotë i Berishës në rrjetin social Facebook:

Nje marreveshje per t’u pershendetur!
Te dashur miq, dje u arrit nje marreveshje e rendesishme midis fqinjve, tane Greqise dhe Maqedonise, me te cilen zgjidhen kundershtite e ashpra qe kane prej 27 vitesh per emrin e Maqedonise dhe problemet e lidhura me te.

Duke pershendetur kete marreveshje shume te rendesishme per palet dhe rajonin tone shpreh vleresimin tim edhe per rolin e pazevendesueshem konstruktiv pro perendimor te forcave politike shqiptare ne kete marreveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat