Kotzias: Ka përfunduar kontesti i emrit me Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Kotzias: Ka përfunduar kontesti i emrit me Maqedoninë Veriore

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:23
Nikos Kotzias

Në konferencën për shtyp për mediat në Moskë, pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në pyetjet e gazetarëve u përgjigj duke përdorur emrin e ri të dakorduar ‘Maqedonia Veriore’.

Nikos Kotzias tha se në rajon ekziston një kulturë ku qytetarët dëshirojnë të krijojnë zënka për emrat.

“Politika e jashtme e qeverisë tonë është aktive, demokratike dhe shumëdimensionale. Në këto suaza e zgjodhëm kontestin që zyrtarisht ekziston më shumë se 25 vite, ndërsa realisht së paku 70 vite: të ndërpritet kontesti i emrit me Maqedoninë Veriore. Është pjesë e kulturës së rajonit të ketë zënka për emrat. Ekzistonte edhe çështja e irredentizmit, gjë të cilën e zgjodhëm me këtë marrëveshje”, u shpreh Kotzias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat