Pahor: Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë, nxitëse për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan

Maqedonia

Pahor: Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë, nxitëse për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:24
Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor përshëndeti marrëveshjen e arritur mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me kontestin e emrit të Maqedonisë dhe theksoi se Sllovenia gjithmonë ka përkrahur gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Pahor sot vlerësoi se marrëveshja për zgjidhjen e kontetsit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të nxisë edhe shtetet tjerë Ballkanik të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre.

“Marrëveshja është sinjal i rëndësishëm që do të mund të nxisë zgjidhje të çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje promovon paqen, sigurinë dhe perspektivën euroatlantike të rajonit”, deklaroi Pahor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat