‘Kathimerini’ publikon tekstin e “Marrëveshjes për Maqedoninë Veriore”

Maqedonia

‘Kathimerini’ publikon tekstin e “Marrëveshjes për Maqedoninë Veriore”

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Gazeta greke ‘Kathimerini’ publikoi dokumentin, për të cilin thotë se është verzioni zyrtar i marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Në këtë tekst thuhet se emri ‘Republika Maqedonia Veriore’ do të shfrytëzohet për përdorim të përgjithshëm, gjegjësisht ‘erga omnes’, kombi është maqedonas/qytetarë të Republikës Maqedonia Veriore, ndërsa gjuha mbetet gjuha maqedonase.

Dokumenti me tekstin e Marrëveshjes për Maqedoninë e Veriut, i publikuar nga ‘Kathimerini’ që sipas këtij lajmi është shpërndarë te liderët politik të Greqisë me urdhër të kryeministrit Tsipras ka 19 faqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat