Dimitrov vizitë në Berlin, takim me Maas

Maqedonia

Dimitrov vizitë në Berlin, takim me Maas

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:44
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve te Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov do të qëndroj në vizitë zyrtare në Repubikën Federative të Gjermanisë.

Në Berlin ministri Dimitrov do të ketë takim me kolegun e tij, ministrin për punë të jashtme të Republikës Federale Gjermane, Heiko Maas.

Gjatë kohës së vizitës, Dimitrov do të takohet edhe me Jan Hecker , këshilltar për politikë të jashtme e kancelares gjermane Angela Merkel, në ndërkohë do ta vizitojë Bundestagun gjerman, ku do t’ju drejtohet anëtarëve të Komisonit për çështje evropiane, thotë Ministria e Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat