Borisov: Ndaj Ivanov gjithmonë jam sjellur me respekt

Maqedonia

Borisov: Ndaj Ivanov gjithmonë jam sjellur me respekt

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:16
Bojko Borisov

Do të kishte qenë tradhti nëse pas asaj që lexova dje, pas një takimi prej 120 sekondash midis kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe kryetarit Gjorge Ivanov, ta takoja sot me nderime, tha kryeministri bullgar, Bojko Borisov duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarit, për anulimin e takimin me kreun e shtetit të Maqedonisë.

“Për kryetarin Gjorge Ivanov gjithmonë jam sjellur me respekt të madh. Kryetari Ivanov e di shumë se e vetmja gjë që duam për Maqedoninë është integrimi evropian, pranimi në BE dhe NATO, prosperiteti dhe lidhshmëria, tha Borisov. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat