Aleanca për Shqiptarët ka uruar të gjithë qytetarëve të fes islame festën e Fiter Bajramit.
"Fitër Bajrami padyshim që është festa më e madhe fetare, duke na kujtuar vlerën e humanizmit duke ngjallur ndjenjën e altruizmit dhe solidaritetit ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë, për kurajo dhe shpresë, për tua kthyer buzëqeshjen dhe ngrohtësinë. Urojmë që ky Bajram, tju gjejë shëndosh e mirë dhe në harmoni me familjet e Juaja, duke rrezatuar gjithmonë mirësi, respekt dhe mirënjohje ndaj njëri tjetrit", thuhet në urimin e ASH.