Hahn: Jam i bindur se referendumi do të mbështetet nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë

Maqedonia

Hahn: Jam i bindur se referendumi do të mbështetet nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:47
Johannes Hahn

Komisionari për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn beson se zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit në mes Athinës dhe Shkupit ka rëndësi për të gjithë rajonin. Ai tha se BE duhet të përmbushë premtimet e dhëna nëse autoritetet e Maqedonisë i plotësojnë kushtet e nevojshme.

Sipas tij, aktualisht ka një trend pozitiv në rajon dhe arsyeja për këtë është strategjia e zgjerimit të BE-së, e cila hap një perspektivë për të gjitha vendet.

Han, në një intervistë me gazetën e përditshme vjeneze “Standard”, thotë se është i bindur se referendumi në Maqedoni do të mbështetet nga shumica e qytetarëve. Ai theksoi se vetë do të angazhohet

Ai tha se duke filluar nga fakti që liderët e BE-së pozitivisht reagojnë ndaj marrëveshjes së arritur, Samiti i caktuar për në 28 qershor do t’i japë dritën jeshile fillimit të negociatave të pranimit.

I pyetur nëse ai është i sigurt se Athina do të zbatojë marrëveshjen, Han përgjigjet se e vetmja gjë që është e sigurt është vdekja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat