Deputeti grek që bëri thirrje për puç ushtarak, përjashtohet nga partia e tij Agimi i Artë

Maqedonia

Deputeti grek që bëri thirrje për puç ushtarak, përjashtohet nga partia e tij Agimi i Artë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 20:09
Nikos Michaloliakos

Me vendim të kreut të partisë opozitare greke Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos dhe me miratim të grupit parlamentar, deputeti Konstantinos Barbarousis është përjashtuar nga partia për shkak të qëndrimit të tij të shprehur nga foltorja e Parlamentit grek ku bëri thirrje deri te ushtria që të arrestojë kryeministrin Tsipras, partnerin e koalicionit Kamenos dhe presidentin Pavlopoulos.

Kryetari i Agimit të Artë, theksoi se deklarata e deputetit Barbarousis nuk është në pajtim me qëndrimet zyrtare të partisë.

Paralelisht, sipas informatave të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, ministri i mbrojtjes, Panos Kamenos dhe zëvendësi i tij Fotis Kouvelis, do të ngrisin padi në Gjykatën Supreme të Greqisë kundër deputetit të Agimit të Artë dhe do të kërkojnë nga prokurori, Barbarousis të hetohet penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat